Postuar: Korrik 25, 2026 | 9:02
E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat
Shqipëria do të jetë këtë të shtunë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe kushte të favorshme atmosferike në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në zonat bregdetare, herë pas here, era pritet të forcohet deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.
Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, kryesisht në zonat e Tiranës, Elbasanit dhe Beratit.


PANORAMASPORT.AL













