Postuar: Korrik 24, 2026 | 21:52
ZYRTARE/ Pjesë e Kukësit dhe Partizanit në futbollin shqiptar, Taipi prezantohet te skuadra e re
Tashmë është zyrtare, Gjelbërim Taipi do të vijojë karrierën te skuadra e Feronikelit që sezonin e ri do të militojë në elitën e futbollit kosovar. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare, ku është prezantuar Taipi si afrimi më i ri në merkaton e verës.

33-vjeçari ka një karrierë mjaft të pasur, teksa është aktivizuar edhe në Kategorinë Superiore me Kukësin dhe Partizanin, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Prishtinës. Taipi numëron 2 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës dhe 9 me Kombëtaren U21 të Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













