Postuar: Korrik 24, 2026 | 21:18
ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Tiranës surprizon me të ardhmen, 20-vjeçari prezantohet te kuqezinjtë e…
Ish-sulmuesi i Tiranës, Donat Mehmeti, do të vijojë karrierën te Drenica në elitën e futbollit kosovar. 20-vjeçari është prezantuar ditën e sotme te skuadra nga Skënderaj.

Mehmeti ka nënshkruar kontratë me Drenicën deri në përfundim të këtij edicioni dhe pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit për të qenë në dispozicion të stafit teknik.
Në njoftimin e klubit thuhet se drejtuesit besojnë se cilësitë e sulmuesit do të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën në arritjen e objektivave gjatë sezonit.
Mehmeti u aktivizua 18 ndeshje me Tiranën në elitën e futbollit shqiptar, ku regjistroi vetëm 3 asist në 882 minuta.
PANORAMSPORT.AL













