Njoftimi i shumëpritur për risinë e Kombëtares shqiptare, firmos për 4 vite me klubin e Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 20:23

Njoftimi i shumëpritur për risinë e Kombëtares shqiptare, firmos për 4 vite me klubin e Seria A

Luis Hasa është zyrtarisht një lojtar i Frosinones. Klubi i Seria A e ka prezantuar me kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

whatsapp-image-2026-07-23-at-17.39.38

Napoli vendosi të shiste kartonin e Hasës. Kujtojmë se më parë e afronte për shifrën e 500 mijë eurove.

Hasa ishte për herë të fundit pjesë e Karrarezes në Serinë B. Aty ku qëndroi i huazuar dhe bëri mjaft mirë.

Mesfushori ndërkohë do të luajë në Seria A, pikërisht te Frosinone që ia doli të rikthehet në elitë. Trajneri Masimiliano Alegri nuk e kishte në plane pasi nuk e përfshiu në miqësoren e fundit.

Hasa është pjesë e Kombëtares shqiptare që nga qershori. Trajneri Maran madje i dha mundësinë për të debutuar.

PANORAMASPORT.AL