ZYRTARE/ Transferimi i parë për sezonin e ri, Partizani surprizon Elbasanin dhe jo vetëm me afrimin e sulmuesit
Altin Aliu është zyrtarizuar nga Partizani. Sulmuesi u tentua deri dje në mbrëmje nga Elbasani, por Aliu i qëndroi besnik zgjedhjes për të veshur fanellën e “demave”.

Jo vetëm Elbasani, por edhe Vllaznia provoi ta kishte në skuadër ish-lojtarin e Malishevës siç “Panorama Sport” mëson. Aliu ndërkohë bëhet edhe prezantimi i parë në këtë merkato vere te Partizani, ndërsa firmosi kontratë 1+1.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi anësor nga Gjilani i bashkohet të kuqve pas sezonit të suksesshëm me nënkampionët e Malishevës, skuadër me të cilën realizoi 8 gola dhe dhuroj 3 asiste.
26 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1. Partizani do të shënojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin tonë. Aliu do ti bashkohet sot skuadrës në Pogradec për tu vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Florin Bratu”.
PANORAMASPORT.AL













