Skenari më i keq: Egnatia e qetë drejt Europës, çfarë ndodh nëse humbet në Champions dhe Ligën e Europës
Egnatia e ka të shtruar rrugën për të luajtur në Europë. Nëse merret skenari më i keq, Egnatia do të luajë në fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Pikërisht turi i katërt dhe i fundit.

“Football Meets Data” ka ndarë projeksionet. Dhe nëse Egnatia eliminohet ndaj Çeljes dhe më pas nga humbësi i Ararat Armenia-Shamrok Rovers, kundërshtarët nuk janë më të frikshmit në fazën “play off”.
Bëhet fjalë për ekipe që do të kishin një rrugëtim me humbje. Egnatia ndërkohë do të ishte në vazon e skuadrave jofavorite të “play off” të Ligës së Konferencës, për shkak të koeficientit të ulët.
Shënim: Ky është skenari më i keq. Bëhet fjalë për projeksione sipas rrugëtimit të mundshëm të ekipeve kampione. Për shembull konsiderohet se Drita do të kalojë më tej në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kështu do të mësojë shortin për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Sa i përket çifteve ku merren në konsideratë humbësit, është për shkak se njësoj si Egnatia, ndodhen në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Pra janë ekipe për të cilat pritet të eliminohen dhe të kalojnë në turin e tretë të Ligës së Europës.
RIVALËT E PROJEKTUAR, QË DO TË ISHIN NË SHORTIN E “PLAY OFF” TË LIGËS SË KONFERENCËS PËR EGNATIAN
Fituesi i Drita – Tre Fiori
Fituesi i Borac Banja Luka – Vitebsk
Humbësi i Linkoln Red Imps – Kairat
Humbësi i KuPS Kuopio – Universita Kraiova
Fituesi i Riga – ETO Gior
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













