TURI I FRANCËS 2026/ Çiklisti nga Ekuadori fiton etapën e 18-të, Pogacar pedalon drejt triumfit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 12:55

TURI I FRANCËS 2026/ Çiklisti nga Ekuadori fiton etapën e 18-të, Pogacar pedalon drejt triumfit

Richard Carapaz fitoi etapën e 18-të të Turit të Francës, pas një sulmi të fuqishëm në ngjitjen finale drejt Orcières-Merlette.34Çiklisti ekuadorian u shkëput nga grupi i të arratisurve dhe siguroi fitoren e dytë në karrierën e tij në eventin më prestigjioz të çiklizmit. Pas tij u renditën Schmid dhe Jorgenson, ndërsa favoritët e klasifikimit të përgjithshëm kaluan një ditë të qetë. Tadej Pogacar nuk u vu në vështirësi dhe mbërriti së bashku me rivalët kryesorë, duke ruajtur fanellën e verdhë.

Etapa 185.2 kilometra nga Voiron në Orcières-Merlette ishte një provë e vështirë malore me afro 4 mijë metra ngjitje. Një grup i madh shkëputjeje u krijua që në fillim, por beteja vendimtare u zhvillua në kilometrat e fundit.

Carapaz tregoi forcë të madhe në ngjitjen finale dhe la pas të gjithë rivalët e tij. Ndërkohë, Pogacar mbetet lider i Turit e Francës me 4 minuta e 32 sekonda avantazh ndaj Evenepoel, përpara dy etapave vendimtare në Alpe d’Huez.

20

PANORAMASPORT.AL