Boksieri britanik flet para duelit të së shtunës, Xhoshua nuk e nënvlerëson Prengën: E di çfarë më pret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 9:30

Boksieri britanik flet para duelit të së shtunës, Xhoshua nuk e nënvlerëson Prengën: E di çfarë më pret

Antoni Xhoshua ka deklaruar se nuk e nënvlerëson aspak Kristian Prengën, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij nuk do të tregojnë asnjë shenjë relaksi para përballjes.prengaBritaniku do të ndeshet me boksierin shqiptar këtë të shtunë në Xhedah të Arabisë Saudite, në duelin e tij të parë për vitin 2026. Ndonëse Prenga konsiderohet si një kundërshtar për t’i rikthyer ritmin e garës, Xhoshua është i vendosur të mos e marrë lehtë sfidën. “E di se çfarë pritet nga unë”, tha Xhoshua për “The Ring”, ndërsa më pas shtoi: “Jam i qetë në këtë aspekt, por kurrsesi nuk ndihem komod me sasinë e madhe të punës që më pret. Nuk duhet të jetë e lehtë”.

EVENTI DHE SHPËRBLIMET – Përballja Xhoshua – Prenga zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën “DAZN Pay-PerView”. Ky është dueli i parë i Antoni Xhoshua që nga fitorja me nokaut ndaj Xhejk Pol në dhjetor të vitit të kaluar. Ndeshja vjen gjithashtu pas një periudhe të vështirë në jetën personale të britanikut, pasi një aksident tragjik rrugor në Nigeri u mori jetën dy miqve të tij të ngushtë. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht shuma që do të përfitojnë boksierët, por sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Xhoshua pritet të arkëtojë rreth 5 milionë paund për këtë duel. Edhe pse kjo shifër konsiderohet modeste krahasuar me fitimet e britanikut në ndeshjet më të mëdha, ajo mbetet pagesa për karrierën e Kristian Prengës. Megjithatë, shpërblimi më i madh ndodhet përtej kësaj sfide. Një fitore do ta mbante Xhoshuan në rrugën drejt superduelit të shumëpritur me Tajson Furin, i cili pritet të zhvillohet në muajin nëntor dhe që, sipas raportimeve, mund të jetë ndeshja më fitimprurëse e karrierës për fituesin.

FUQIA E PRENGËS – Antoni Xhoshua hyn në ring me një avantazh të dukshëm në eksperiencë, nivel dhe përballje elitare. Ish-kampioni i botës ka zhvilluar 173 raunde në boksin profesionist, ndërsa Prenga vetëm 53, një diferencë që reflekton qartë përvojën mes dy boksierëve. Nga ana tjetër, Prenga e ka ndërtuar rekordin e tij të pamposhtur kryesisht përballë kundërshtarëve me nivel më të ulët në SHBA, ndërsa fitorja e tij më e rëndësishme konsiderohet ajo ndaj veteranit Joey Dawejko. Shqetësimi kryesor për Xhoshuan nuk lidhet me teknikën e kundërshtarit, por me fuqinë e goditjeve të tij. Prenga ka një rekord perfekt me 100% të fitoreve të arritura me nokaut, ndërsa Xhoshua vjen pas humbjes ndaj Daniel Dubois, një ndeshje ku u rrëzua dhe u mposht me nokaut. Gjithsesi, diferenca në klas dhe përvojë pritet të jetë vendimtare. Shumica e analistëve të boksit parashikojnë se Xhoshua do të gjejë ritmin e tij gjatë ndeshjes dhe do ta mbyllë sfidën përpara se të përfundojnë të gjitha raundet.

PANORAMASPORT.AL