VIDEO/ Dominimi nuk mjafton, Shkëndija përmbyset në Ljubljana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 22:37

VIDEO/ Dominimi nuk mjafton, Shkëndija përmbyset në Ljubljana

Shkëndija e Tetovës, u mposht me përmbysje 2 me 1 nga sllovenët e Bravos në duelin e zhvilluar në Ljubljana. Kuqezinjtë nga Tetova kaluan të parët në avantazh me anë të Endrit Krasniqit që shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë ai.

bandicam 2026-07-23 22-37-09-536

Festa e Shkëndijas zgjati vetëm 8 minuta, pasi në minutën e 19-të, ishte Kopatin, që rikthehu baraspeshën. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1 me 1.

Në minutën e 56-të, vendasit gjetën edhe golin e dytë me anë të Jakoslav Stankoviç. Pavarësisht dominimit në statistika, me 5 gjuajtje në kuadrat dhe posedimit 61 % të topit, kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Gjithsesi gjithçka mbetet e hapur për në duelin e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL