VIDEO/ Momenti i ndërprerjes së ndeshjes, të gjithë te Aluminij dhe Dinamo u drejtohen dhomave të zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 21:28

VIDEO/ Momenti i ndërprerjes së ndeshjes, të gjithë te Aluminij dhe Dinamo u drejtohen dhomave të zhveshjes

Sfida mes Aluminij dhe Dinamos në Europë u ndërpre në minutën e 54-të. Shkak për këtë u bënë kushtet atmosferike në tokën sllovene, ndërsa sapo filloi një stuhi shiu.

bandicam 2026-07-23 21-21-49-934

Ora shënonte 21:16, kur u sinjalizua për ndërprerjen nga gjyqtari islandez Ivar Orri Kristjanson. Dinamo ndërkohë po e kryesonte 1 me 0 sfidën me sllovenët, ndërsa 24 minuta më vonë u vendos për rifillimin e takimit.

Hekuran Berisha realizoi për Dinamon në pjesën e parë. Kujtojmë se ky takim vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Momenti i ndërprerjes së ndeshjes: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL