LIVE ALUMINIJ-DINAMO/ Pretendime për penallti pas ndërprerjes së ndeshjes, gjyqtari tregohet i vendosur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 21:46

LIVE ALUMINIJ-DINAMO/ Pretendime për penallti pas ndërprerjes së ndeshjes, gjyqtari tregohet i vendosur (VIDEO)

Dinamo do të luajë sot prej orës 20:00 në transfertën e Aluminij. Sfida vlen për turin e dytë të Ligës së Konferencës.

bandicam 2026-07-23 20-14-47-545

Malomo, Koma dhe Brajt Xhejms mungojnë, pasi ambasada sllovene nuk i pajisi me vizë siç mëson “Panorama Sport”. Ndaj edhe ndryshimet nuk mungojnë nga sfida e fundit me Astanën. Bie në sy se Ruçi merr vendin e Malomos te të besuarit e Ilir Dajës, duke e bërë formacion plotësisht me shqiptarë.

Rreshtimi mbetet i njëjtë. Dinamo do e nisë me formacionin 3-5-2, njësoj si edhe Aluminij.

Dinamo është favorite për të kaluar më tej. Aluminij e mbylli sezonin e fundit në vendin e shtatë nga dhjetë ekipe, ndërsa siguroi Europën duke fituar Kupën e Sllovenisë.

REZULTATI LIVE

ALUMINIJ 0-1 DINAMO

15′ Berisha

NGJARJET KRYESORE

63′ Sorensen ndëshkohet me karton të verdhë tek Aluminij.

61′ Aktivizohet Petrishko dhe largohet Osuji te Aluminij.

56′ Dëmohet Ismaili. Ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Më pas vijon normalisht.

56′ Pretendime për penallti te Dinamo. Gjyqtari islandez vijon lojën. (VIDEO)

55′ Ndeshja rinis pas 24 minutave ndërprerje. 

21:40- Rinis ndeshja

21:16- Ndeshja e ndërprerë.

54′ E papritur. Ndërpritet ndeshja për shkak të reshjeve të shiut. (VIDEO)

52′ Goditje nga distanca e Aluminij. Topi përfundon jashtë.

52′ Koderman ndëshkohet me karton të verdhë te Aluminij.

51′ Aksion i mirë nga ana e Dinamos. Mungon finalizimi.

46′ Nis pjesa e dytë. Sorensen merr vendin e Simuniç tek Aluminij.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Aluminij 0-1 Dinamo.

bandicam 2026-07-23 20-48-43-863

45+2′ Portieri Teqja largon topin e harkuar nga këndorja. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

40′ Dinamo pozicionohet mirë. Mungojnë rastet e tjera nga të dyja skuadrat.

31′ Simuniç ndëshkohet me karton të verdhë te Aluminij pas ndërhyrjes ndaj Përndrecës.

21′ Qardaku provon direkt portën nga goditja e dënimit. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

15′ GOOOL! Aluminij 0-1 Dinamo/ Hekuran Berisha përfiton nga gabimi në prapavijën e sllovenëve, për të dërguar topin në rrjetë. (VIDEO)

12′ Shfaqet Aluminij. Goditja e sllovenëve përfundon jashtë. (VIDEO)

10′ Lorenco Vila provon me goditjen e parë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)

8′ Minutat e para i shikojnë skuadrat të tregohen të kujdesshme.

1′ Nis ndeshja në Slloveni.

FORMACIONET ZYRTARE

Aluminij – Dinamo

Screenshot 2026-07-23 184708

Screenshot 2026-07-23 184729

PANORAMASPORT.AL