Opinion nga Jani Kaçi/ Mendime për kampionatin e sezonit 2026-2027!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 21:42

Opinion nga Jani Kaçi/ Mendime për kampionatin e sezonit 2026-2027!

Nga Jani Kaçi

FSHF kishte përgatitur infrastrukturën e duhur për një garë të pakomprometuar, si nga klubet, ashtu edhe nga gjykimet! Pati shumë cilësi dhe konkurrencë në tre fazat, me futboll të luftuar dhe me cilësi nga të gjitha ekipet! Diferencën e bënë Vllaznia, Egnatia, Elbasani, Dinamo dhe Partizani në pikë! Faza e katërt i humbi të gjitha vlerat e 3 fazave!

topi superiore

Politika kërkonte FSHF-në, por nuk ia arriti, klubet u dorëzuan para politikës! Elbasani dhe Vllaznia rrezikuan titullin, sepse falën ndeshje, por kështu bënë edhe të tjerat! Futbolli humbi bukurinë, sepse u dorëzuan klubet dhe presidentët te politika! Strukturat e klubeve i vendos jo aftësia, por varësia politike. Politika ka shkatërruar veten, po shkatërron edhe futbollin!

Kjo duhet parandaluar, sepse ka humbur serioziteti te klubet dhe stadiumet janë bosh! Klubet kanë model FSHF-në, me organizim dhe administrim model, nga ku mund të marrin përvojë konkrete! FSHF funksionon me struktura të zgjedhura sipas ligjit dhe udhëzimeve të UEFA-s! Klubet i drejton politika dhe organikat varen prej saj! Pavarësia është liri dhe cilësi! Po kampionati i 2026-2027…

jani kaci skenderbeu dinamo

Klubet po organizohen në të gjitha drejtimet, si në infrastrukturë, ashtu edhe në thithjen e lojtarëve cilësorë. Nuk mungon edhe mbështetja e Federatës në përmirësimin e strukturës së kampionatit për ta bërë më kompetitiv! Gabimet e bëra, që u kushtuan jo pak, besoj se janë analizuar! Egnatia dhe Dinamo u treguan më korrekte me lojën sesa me pazaret dhe, normalisht, dolën të suksesshme në takimet europiane! Do të kenë vijueshmëri edhe në vazhdimësi!

Këto takime krijojnë bindjen se do të jenë më të mirat këtë kampionat! Vllaznia dhe Elbasani e pësuan nga ai fund kampionati, që rezultoi negativ në takimet europiane! Teuta po nxjerr mësime dhe do të jetë konkurruese, ashtu si edhe Partizani e Tirana, pa përjashtuar Skënderbeun dhe Laçin si debutues! Skënderbeu Ashtu si edhe skuadrat e tjera, po përgatitet dhe po synon të afrojë lojtarë cilësorë për të përballuar kampionatin.

Pësimi është bërë mësim nga kampionatet më parë, vetëm nga mosangazhimi i duhur, duke u fokusuar se kush do të fitonte në zgjedhje me imponim partiak, që iu qepën si rrodhe në të tilla “evente”.

Trajnerët e rinj, si Ahmataj dhe Çapja, janë djem dhe profesionistë me karrierë dhe kanë nisur punën me dëshirë dhe pasion! Po përpiqen të afrojnë lojtarë cilësorë, sepse dihet që lojtarët e mirë përvetësojnë këshillat dhe detyrat e një trajneri të mirë si Ahmataj dhe stafit! Në Korçë duhet rritur entuziazmi i publikut për t’u bërë faktor mbështetës për skuadrën! 3 vite më parë skuadra erdhi nga Kategoria e Parë me punë, këmbëngulje, disiplinë dhe mbështetje nga publiku, arriti me lojë të bukur dhe rezultat pozicionin e tretë në renditje!

Kampionat të mbarë të gjitha skuadrave, duke paraqitur futboll, nivel loje, disiplinë dhe jo tolerim rezultati! Tifozëve, mbështetje sportive dhe më shumë kulturë, sepse kështu motivohen lojtarët në fushë, duke dhënë kënaqësi reciproke.

PANORAMASPORT.AL