Postuar: Korrik 23, 2026 | 21:00
ZYRTARE/ Pasuesi i Albano Aleksit, Egnatia prezanton mesfushorin që iku nga Dinamo
Ledio Beqja është prezantuar nga Egnatia. Kartoni i mesfushorit 25-vjeçar është blerë nga ETO Gior në Hungari, ndërsa në edicionin e kaluar qëndroi i huazuar te Dinamo.

Beqja shikohet edhe si pasuesi i Albano Aleksit. Ky i fundit nuk mori asnjë minutë dje ndaj Çeljes.
NJOFTIMI I EGNATIAS:
“KF Egnatia ka kënaqësinë të mirëpresë në familjen bardhejeshile Ledio Beqjan, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Të urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Egnatias. Jemi të bindur se me punë, përkushtim dhe ambicie do të japësh kontributin tënd për arritjen e objektivave të klubit.
Të gjithë së bashku, drejt sfidave dhe fitoreve të reja! Mirë se erdhe, Ledio”, shkruan Egnatia.
PANORAMASPORT.AL













