Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria humbet një pozicion, Kosova nuk lëviz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 20:55

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria humbet një pozicion, Kosova nuk lëviz

Renditja e re e FIFA-s ka sjellë disa ndryshime në klasifi kimin e kombëtareve, pas rezultateve të fundit në arenën ndërkombëtare. Shqipëria ka pësuar një rënie të lehtë, duke humbur një pozicion dhe duke u renditur tashmë në vendin e 67-të në botë. Kuqezinjtë janë kaluar në klasifi kim nga Kepi i Gjelbër dhe Gana, duke zbritur me një shkallë në listën e FIFA-s.

shqiperia

Ndryshe paraqitet situata për Kosovën. “Dardanët” nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në renditje dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e 78-të në klasifi kimin botëror.Në krye të renditjes ka ndryshuar lideri. Spanja është ngjitur në vendin e parë pas triumfi t në Kupën e Botës 2026, duke kaluar Argjentinën, e cila tashmë renditet e dyta. Pozicionet pas tyre plotësohen nga Franca dhe Anglia, dy skuadrat e tjera që arritën fazat e fundit të turneut.

Përfaqësueset shqiptare dhe kosovare do të synojnë përmirësimin e pozicioneve të tyre në vazhdim, përmes rezultateve pozitive në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, duke nisur nga shtatori në Ligën e Kombeve, ku natyrisht synohet vendi i parë në grupet respektive dhe të tentohet europiani nëpërmjet këtij kompeticioni.

PANORAMASPORT.AL