Arsenali në sulm për objektivin e Barcelonës, por e pengon vetë dëshira e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 19:05

Arsenali në sulm për objektivin e Barcelonës, por e pengon vetë dëshira e sulmuesit

Pasi humbi Roxhers, Arsenali është hedhur në sulm për Hulian Alvarez. Madje duket se është pranë finalizimit të një marrëveshjeje me Atletikon e Madridit. Sipas raportimeve, klubi anglez ka paraqitur një ofertë që përfshin 50 milionë euro, si dhe kartonin e sulmuesit Gyokeresh.

alvarez

Kjo formulë thuhet se i ka bindur drejtuesit e madrilenë, të cilët kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen. Media spanjolle “El Chiringuito” shkruan se tashmë gjithçka varet nga miratimi i dy futbollistëve, pasi as Alvarez dhe as Gyokeres ende nuk kanë arritur marrëveshje personale me klubet ku pritet të transferohen.

Ndërkohë, Alvarez dëshironte kalimin te Barcelona. Klubi katalanas kishte ofruar 100 milionë euro për argjentinasin, por Atletiko e hodhi poshtë menjëherë atë propozim. Sa i përket Gyokeresh, ende nuk dihet nëse ai është i gatshëm të largohet nga Arsenali. Sulmuesi suedez ishte një nga figurat kyçe të skuadrës sezonin e kaluar, duke kontribuar në fitimin e titullit të Premier Ligës.

PANORAMASPORT.AL