Deshamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 15:00

Deshamp e kritikoi për ndeshjen Spanjë-Francë, arbitri thyen më në fund heshtjen: Fjalët e tij nuk më ndikojnë fare

Disa ditë pas gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 midis Francës dhe Spanjës, gjyqtari salvadorian Ivan Barton iu përgjigj kritikave nga Didier Deshamps, pas humbjes 2-0 të ekipit kombëtar francez.olSiç raportohet nga gazeta spanjolle AS , Barton shpjegoi se nuk ishte i ndikuar nga deklaratat e trajnerit francez: “Absolutisht jo. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Ne e dimë se çfarë kemi kaluar, për çfarë kemi luftuar, si e merituam këtë arritje dhe pse jemi këtu. Asnjë koment nuk do të na bëjë të dyshojmë pse kemi arritur në këtë nivel”, deklaroi gjyqtari i ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL