VIDEO/ Rikthim fantastik për Uzunin pas Botërorit, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Amerikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 11:53

VIDEO/ Rikthim fantastik për Uzunin pas Botërorit, sulmuesi i Kombëtares tund rrjetën në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është rikthyer me gol pas pushimit të kampionatit për shkak të Botërorit.

bandicam 2026-07-23 11-51-23-918

Goli i beratasit erdhi në minutën e 86′ për të kaluar në avantazh Austin përballë Seattle Sounders.

Pas një asisti nga Ervin Torres, Uzuni e pati të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë për skuadrën e tij. (VIDEO)

Në fund Austin triumfoi me shifrat 3-1 teksa pozicionohet në vendin e 14-të me 17 pikë.

PANORAMASPORT.AL