Zhgënjimi i Partizanit, pa Europë pas pesë sezonesh radhazi dhe pa shitje në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 8:35

Zhgënjimi i Partizanit, pa Europë pas pesë sezonesh radhazi dhe pa shitje në merkato

Për herë të parë pas disa vitesh, Partizani mungoi në Kupat e Europës. Një situatë që për klubin e kuq nuk përbën vetëm një zhgënjim sportiv, por një problem me pasoja të drejtpërdrejta edhe në aspektin financiar.

partizani

Për një skuadër që vitet e fundit e ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të strategjisë së saj mbi pjesëmarrjen në Europë dhe zhvillimin e lojtarëve me synim shitjen e tyre, mungesa e sezonit 2025-2026 sjell një goditje të dyfi shtë. Partizani ka qenë një nga klubet shqiptare më të rregullta në skenën europiane. Pas sezonit 2019-2020, ku të kuqtë përfunduan në vendin e gjashtë me 53 pikë dhe nuk arritën të siguronin një biletë europiane, klubi kishte arritur të rikthehej në mënyrë të vazhdueshme në kompeticionet e UEFA-s. Ai sezon mbetet edhe periudha e fundit kur Partizani nuk mori pjesë në Europë, në një kampionat të pazakontë që u ndikua dhe u zgjat ndjeshëm për shkak të pandemisë COVID-19. Në vitet pasuese, pavarësisht luhatjeve në kampionat, objektivi europian ka qenë gjithmonë i pranishëm. Partizani ka arritur të jetë pjesë e garave ndërkombëtare falë renditjeve pozitive, ndërsa kulmi erdhi në sezonin 2022-2023, kur skuadra fi toi titullin kampion me 67 pikë.

DËMI EKONOMIK- Rruga e Partizanit në vitet e fundit tregon një klub që ka qenë pothuajse gjithmonë në garë për zonën europiane. Pas vendit të gjashtë në sezonin 2019-2020, të kuqtë u rikthyen me një seri rezultatesh që i mbajtën në nivelet e larta të kampionatit. Në sezonin 2020-2021, Partizani u rendit në vendin e tretë me 65 pikë, ndërsa një vit më pas, në sezonin 2021-2022, përfundoi sërish i treti me 58 pikë. Më pas erdhi sezoni i artë 2022- 2023, ku skuadra siguroi titullin kampion me 67 pikë. Edhe pas shpalljes kampion, Partizani vazhdoi të ishte pjesë e luftës për Europën. Në sezonin 2023-2024 përfundoi në vendin e dytë me 63 pikë, ndërsa në sezonin 2024-2025 u rendit i katërti me 53 pikë. Por sezoni 2025-2026 solli një tjetër realitet: vendi i pestë me 48 pikë dhe mungesa në kompeticionet europiane. Për një klub me objektiva të larta, një sezon jashtë Europës nuk është thjesht një pozicion në tabelë. Ai ndikon drejtpërdrejt në planifi kimin fi nanciar, në afrimin e lojtarëve dhe në mundësinë për të rritur vlerën e skuadrës. Pjesëmarrja në Kupat e Europës ka qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për klubet shqiptare. Përtej prestigjit sportiv, ndeshjet europiane sjellin shpërblime nga UEFA, më shumë interes nga sponsorët, rritje të vlerës së markës së klubit dhe të ardhura shtesë nga aktiviteti rreth skuadrës.

MUNGESA E SHITJES SË LOJTARËVE- Për Partizanin, mungesa e këtij sezoni vjen në një moment delikat, pasi klubi nuk humbet vetëm të ardhurat e mundshme nga Europa, por gjithashtu humbet edhe një prej platformave më të rëndësishme për ekspozimin e lojtarëve. Në vitet e fundit, Partizani ka përdorur shpesh modelin e zhvillimit të futbollistëve dhe më pas shitjen e tyre në tregje të huaja. Ndeshjet e Europës kanë qenë një vitrinë e rëndësishme për lojtarët, pasi paraqitjet kundër skuadrave të huaja kanë ndikuar në rritjen e vlerës së tyre dhe në interesimin e klubeve të tjera. Këtë herë situata është ndryshe. Klubi jo vetëm që nuk do të ketë të ardhura nga pjesëmarrja europiane, por nuk ka realizuar as shitje të rëndësishme lojtarësh që do të mund të kompensonin një pjesë të këtij boshllëku fi nanciar. Është pikërisht ky kombinim që e bën dëmin më të madh, me mungesën e parave të UEFA-s dhe mungesë e të ardhurave nga merkatoja.

RIKTHIMI- Mungesa në Europë është një kambanë alarmi për një klub që në vitet e fundit ka synuar vazhdimisht të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Partizani ka treguar më parë se di të rikthehet dhe të ndërtojë skuadra konkurruese, por këtë herë sfi da nuk është vetëm sportive. Klubi duhet të gjejë mënyrën për të rikuperuar një sezon që ka sjellë humbje ekonomike dhe për të rikrijuar atë cikël që i ka dhënë sukses vitet e fundit me rezultate pozitive, pjesëmarrje europiane dhe shitje të lojtarëve me vlerë. Për Partizanin, sezoni 2025-2026 nuk do të mbahet mend vetëm si një vit pa Europë. Ai mund të konsiderohet si një vit ku u ndërpre një mekanizëm që për vite me radhë ka qenë pjesë e identitetit dhe funksionimit të klubit.457

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL