“Top*ess” në stadium, dashuri me shikim të parë mes modeles dhe tifozit të Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2026 | 0:09

“Top*ess” në stadium, dashuri me shikim të parë mes modeles dhe tifozit të Anglisë

Një modele e njohur në platformën “OnlyFans”, e cila është bërë virale për paraqitjet e saj provokuese në ndeshjet e Arsenalit, i dhuroi një tifozi të Anglisë një eksperiencë të paharrueshme gjatë Kupës së Botës, pasi të dy dolën në disa takime.

6666

Arabella Mia, tifoze e Arsenalit, është bërë e famshme për faktin se në disa ndeshje në stadiumin “Emirates” është shfaqur me pjesën e sipërme të trupit të mbuluar vetëm me bojë artistike, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen në rrjetet sociale. Gjatë ndjekjes së Anglisë në Kupën e Botës 2026, Arabella nuk kaloi pa u vënë re.

Një tifoz vendosi të provonte fatin duke e ftuar për një takim. Modelja e pranoi ftesën dhe më vonë zbuloi se ai takim nuk mbeti i vetmi. “Ai erdhi me mua nga Bostoni në Nju Jork me makinë. Ishte një eksperiencë interesante… shumë interesante. U argëtuam”, u shpreh Arabella.

Modelja ndoqi Anglinë gjatë gjithë turneut, ndërsa krijonte vazhdimisht përmbajtje për rrjetet e saj sociale. Në një moment, mediat raportuan se ajo ishte ngatërruar gabimisht me një punonjëse seksi, një situatë që shkaktoi reagime të shumta. Arabella tha se ishte e surprizuar nga numri i madh i tifozëve që e njihnin falë videove dhe fotove të saj virale. Megjithatë, paraqitjet e saj provokuese në ndeshjet e Arsenalit kanë sjellë edhe kritika. Ajo ka zbuluar se shumë persona kanë kërkuar që t’i ndalohet hyrja në stadium për shkak të mënyrës se si vishet.

9999

Sipas modeles, veprimet e saj synojnë të sfidojnë paragjykimet ndaj grave në futboll. “Meshkujt shpesh mendojnë se jam thjesht një vajzë që shtiret sikur i pëlqen futbolli dhe besojnë se nuk di asgjë për këtë sport. Por zakonisht përfundoj duke ditur më shumë se ata që përpiqen të më vënë në provë. Jam e apasionuar pas futbollit që nga fëmijëria, por ishte i dashuri im i parë ai që më bëri të dashurohesha me Arsenalin”, deklaroi Arabella.

PANORAMASPORT.AL