Merkatoja e Interit në ngërç, Kivu kërkon përforcime brenda klubit
Një muaj para debutimit në kampionat ndaj Monzës, merkatoja e Interit po ecën me vështirësi. Fillimi i kësaj dritareje transferimesh është shndërruar në një rrugëtim plot pengesa për drejtuesit zikaltër, mes kufi zimeve të vendosura nga pronarët dhe objektivave që u shpëtuan në momentet e fundit, si Xhovani Leoni dhe Anan Kalaili. Ndërkohë, prej afro një jave ka nisur grumbullimi përgatitor në Donaueskingen të Gjermanisë.

Kristian Kivu ka në dispozicion pjesën më të madhe të skuadrës, me përjashtim të futbollistëve që morën pjesë në Kupën e Botës, të cilët do të përfi tojnë edhe disa ditë pushim shtesë. Trajneri rumun shpresonte ta niste fazën përgatitore edhe me disa afrime të reja, veçanërisht një mbrojtës të djathtë dhe një qendërmbrojtës, përforcime që i ishin premtuar përpara fi llimit të stërvitjeve. Megjithatë, një “blerje” e re në dispozicion të tij është Aleks Stankoviç, i rikthyer në Milano pas një sezoni huazimi te Klub Bruzh.
Për Chivun, djali i legjendës serbe Dejan Stankoviç nuk është aspak një futbollist i panjohur. Mesfushori i lindur në vitin 2005 ishte pjesë e ekipit “Primavera” të drejtuar pikërisht nga Kivu, ku luante edhe Pio Esposito. Trajneri ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Aleksit. Në planet fi llestare të klubit, për shkak të interesimit të madh nga disa skuadra, Stankoviç dukej i destinuar të shitej për të siguruar të ardhura. Por Kivu këmbënguli që ai të qëndrojë, ashtu siç kishte bërë një vit më parë edhe me Pio Espositon, për ta vlerësuar gjatë fazës përgatitore. Sipas trajnerit rumun, Stankoviç është zëvendësuesi ideal i Hakan Çalhanoglut.
Edhe pse sezonin e kaluar në Belgjikë ai u aktivizua kryesisht si mesfushor i brendshëm ose në një dyshe para mbrojtjes, tek Interi pritet të luajë në rolin e regjisorit në një mesfushë me tre lojtarë. Pa ndihmën e merkatos, Kivu po punon intensivisht edhe me disa prej talenteve të akademisë zikaltër. Trajneri beson se mund të zbulojë një tjetër “as nën mëngë”, ashtu siç ndodhi me Pio Espositon. Vëmendjen më të madhe në ditët e para të grumbullimit e ka marrë Matia Moskoni.
Kivu e konsideron sulmuesin një talent me potencial të madh dhe për këtë arsye i ka kërkuar klubit të mos e huazojë. Nuk përjashtohet mundësia që futbollisti i lindur në vitin 2007 të qëndrojë në Milano, duke lëvizur mes ekipit U23 dhe skuadrës së parë. Një tjetër lojtar që ka lënë përshtypje shumë pozitive është Janis Masolin. Mesfushori francez 23-vjeçar mbërriti nga Modena mes shumë pikëpyetjesh, por në ditët e para të përgatitjeve ka shfaqur cilësi të mira teknike dhe forcë fi zike. Në sy ka rënë edhe Matia Marello, mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2008, i blerë përfundimisht nga Udineze pas një sezoni huazimi. Në pritje të afrimeve të reja nga merkatoja, Kristian Kivu po punon fort me lojtarët që ka në dispozicion. Nuk përjashtohet që përforcimi më i madh që tifozët e Interit presin të dalë pikërisht nga akademia e klubit.
PANORAMASPORT.AL













