Martinez mendon largimin nga Argjentina: Shoh se ka ardhur momenti
Pas humbjes së dhimbshme në finalen e Kupës së Botës ndaj Spanjës, Emiliano Martinez ka publikuar një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij me fanellën e Argjentinës është në pikëpyetje.

Portieri i Aston Vilës, emri i të cilit prej javësh lidhet edhe me një transferim te Juventusi, pranoi zhgënjimin e madh pas humbjes në fi nale dhe la të hapur mundësinë për t’u tërhequr nga kombëtarja.
“Kam ëndërruar ta fitoja sërish Kupën e Botës, kam ëndërruar ta sillja përsëri në Argjentinë dhe të shkruaja edhe një herë historinë. E vërteta është se këtë dhimbje është e vështirë ta shpjegosh. Tani më mbetet të refl ektoj për shumë gjëra, të shoh se si do të vazhdoj dhe nëse ka ardhur momenti të bëj një hap pas.
Më vjen jashtëzakonisht keq. Kam dhënë vërtet maksimumin për të ndihmuar vendin tim dhe shokët e skuadrës”, shkroi Martinez.
PANORAMASPORT.AL













