U nda nga gruaja pasi i kapi mesazhe erotike me punonjësen e BBC-së, ish-futbollisti shijon romancën e re në Ibiza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 14:48

U nda nga gruaja pasi i kapi mesazhe erotike me punonjësen e BBC-së, ish-futbollisti shijon romancën e re në Ibiza

Ish-futbollisti anglez dhe komentatori sportiv Jermaine Jenas është fotografuar duke shijuar pushimet në Ibiza në shoqërinë e partneres së tij të re franceze, Anne Leplaideur.

40

43-vjeçari u pa duke shkëmbyer puthje pasionante në det me Anne, 31-vjeçare, e cila kishte veshur një bikini rozë. Çifti nuk i kurseu momentet e afërsisë, ndërsa Jenas e ngriti në krahë partneren e tij dhe më pas e hodhi në ujë, duke u argëtuar së bashku. Romanca e tyre u bë publike muajin e kaluar, pasi mediat britanike raportuan se ata ishin njohur gjatë vitit të kaluar.

Një burim pranë çiftit deklaroi në atë kohë: “Mjafton t’i shohësh buzëqeshjen për të kuptuar se është kokë e këmbë i dashuruar me Anne”.

Fotot e pushimeve vijnë vetëm pak javë pasi Jenas u përball me prezantuesen Kate Garraway në emisionin “Good Morning Britain” të ITV-së. Pas intervistës, ai e akuzoi Garraway se i kishte bërë një pyetje “të padrejtë”, kur e pyeti se çfarë kishte mësuar nga largimi i tij nga puna.

Jenas pranoi se kishte humbur “gjithçka”, pasi ish-bashkëshortja e tij, Ellie Penfold, 38 vjeçe dhe nëna e katër fëmijëve të tij, u divorcua prej tij vitin e kaluar, pasi ai u zbulua se kishte shkëmbyer mesazhe me përmbajtje seksuale me punonjëse të BBC-së. Komentatori sportiv tha se në atë periudhë po përballej edhe me probleme në jetën personale, të cilat kishin ndikuar në sjelljen e tij, duke shtuar se “të gjithë bëjnë gabime”. “Nuk mund të rrini përballë meje dhe të më thoni se nuk keni bërë kurrë një gabim në jetën tuaj. Të gjithë bëjmë gabime”, u shpreh Jermaine Jenas.

PANORAMASPORT.AL