Nga finalja Partizani-Egnatia te Spanjë-Portugali në Botëror, gjyqtari i njohur njofton tërheqjen e tij nga arbitrimi
Gjyqtari i Premier Ligës dhe Kupës së Botës, Antoni Tejlor njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli duke përmendur presionin dhe shqyrtimin intensiv mbi gjyqtarët midis arsyeve të tij për largimin nga roli.

47-vjeçari mori përsipër 831 ndeshje në një karrierë të shquar 20-vjeçare, duke përfshirë 432 ndeshje në Premier Ligë.
Tejlor arbitroi ndeshjen e tij të fundit, atë mes Spanjës ndaj Portugalisë. Gjyqtari u lavdërua për menaxhimin me qetësi të ndeshjes së Euro 2020 midis Danimarkës dhe Finlandës, e cila u ndërpre kur Kristian Eriksen pësoi një atak kardiak.
Ai u përfshi gjithashtu në polemika kur Zhoze Murinjo atëherë në krye të Romës, e quajti atë një “turp” në një konferencë për shtyp pas ndeshjes pas humbjes së skuadrës së tij në finalen e Ligës së Europës ndaj Sevijës në vitin 2023.
Madje Tejlor arbitroi edhe finalen e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore” Partizani-Egnatia, që u zhvillua më 26 maj në stadiumin “Air Albania”, ku triumfues dolën rrogozhinasit.
PANORAMASPORT.AL













