Birra Tirana– zgjidhni Shqipërinë! Zgjidhni produktet shqiptare!
Sezoni veror e gjen Birra Tirana pranë mijëra shqiptarëve dhe turistëve të huaj, të cilët po zbulojnë bukuritë natyrore dhe mikpritjen shqiptare nga veriu në jug të vendit.
Nga plazhet e Durrësit, Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Jalës, Sarandës dhe Ksamilit, deri në destinacionet alpine si Thethi, Valbona dhe mrekullia natyrore e Lumit të Shalës, Birra Tirana është pjesë e tavolinave, restoranteve, beach bar-eve, resorteve dhe momenteve më të bukura të pushimeve verore.
Birra Tirana vazhdon të mbështesë turizmin shqiptar, duke qenë pjesë e eksperiencës së pushimeve, si një markë shqiptare me traditë, e cila ndër vite ka investuar në cilësi, standarde moderne prodhimi dhe praninë në çdo destinacion turistik të vendit.
Në një kohë kur Shqipëria po mirëpret një numër rekord vizitorësh, zgjedhja e produkteve vendase merr një rëndësi edhe më të madhe. Çdo kanaçe e prodhuar në Shqipëri mbështet industrinë shqiptare, fermerët, punonjësit, bizneset lokale dhe ekonominë e vendit.
Birra Tirana u bën një ftesë të gjithë shqiptarëve dhe turistëve: kur vizitoni Shqipërinë, zgjidhni edhe shijet që kanë lindur këtu. Duke konsumuar marka shqiptare me traditë, ju bëheni pjesë e historisë, kulturës dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Le ta promovojmë Shqipërinë jo vetëm për peizazhet e saj, por edhe për produktet që e përfaqësojnë me dinjitet. Sepse turizmi nuk është vetëm vendi që viziton, por edhe ajo që shijon.
Këtë verë, zgjidhni Shqipërinë. Zgjidhni produktet shqiptare. Zgjidhni Birra Tirana.
















