EKSKLUZIVE/ “Të mos bëhen gabimet e vjetshme”, analiza e Daiut: Partizani me vonesë, trajneri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2026 | 8:34

EKSKLUZIVE/ “Të mos bëhen gabimet e vjetshme”, analiza e Daiut: Partizani me vonesë, trajneri…

Partizani ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, teksa ende nuk ka pasur ndërhyrje në merkato.perparim daiu

Vetëm pak ditë më parë, drejtori sportiv Agim Ibraimi e mbylli aventurën e tij me të kuqtë dhe këto lëvizje, ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Përparim Daiu në një intervistë për “Panorama Sport” i sheh si të vonuara. Ai shprehet se drejtori duhet të ishte emëruar pasi mungesa e tij sjell mosbesim te lojtarët ndërkohë që këshillon edhe drejtuesit për sezonin e ri.

Profesor, Partizani është jashtë Europës, ndërkohë ka nisur përgatitjet. Si e sheh situatën në këtë merkato verore te të kuqtë?

Realisht, të jemi të sinqertë, përveç humbjes së madhe, domethënë, se humbje e madhe monetare është, por edhe sportive, mospjesëmarrja në Kupat e Evropës për një ekip si Partizani. Realisht, unë shoh, domethënë, një përgjumje. Me emërimin e trajnerit të ri, mos gaboj, një javë apo dhjetë ditë që ka, besoj se edhe emërimi i trajnerit ka qenë i vonuar. Plus, unë nuk shoh, domethënë, merkato, hyrje lojtarësh, sepse dalje lojtarësh Partizani realisht duhet të ketë me shumicë, sepse janë larguar disa, por besoj akoma që duhet spastruar organika.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Partizani këtë vit?

Partizani, ndryshe, duhet të bëjë atë që e theksova më përpara: duhet të bëjë një merkato cilësore në të tre repartet, sepse ka pasur mangësi si në aspektin defens iv, në mbrojtje, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në aspektin organizativ, që është mesfusha, sepse janë të lidhura repartet, pjesa defensive dhe ajo ofensive. Të paktën mesfusha është ai repart që duhet të jetë më solid, kurse në sulm nuk është se ka vuajtur shumë, sepse lojtarë si Skuka apo ai lojtari që morën nga Holanda, domethënë, ishin lojtarë të mirë. Por, po nuk i furnizove, po nuk u krijove hapësira, po nuk u krijove raste sulmit, atëherë edhe sulmi mbetet i vetëm. Prandaj unë shoh që Partizani, të paktën, duhet të bëjë merkato në mbrojtje dhe në mesfushë, merkato cilësore, që të jetë pretendent.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL