Raportimi i bujshëm nga Turqia lidh Musialën me Galatasarajin, ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 18:45

Raportimi i bujshëm nga Turqia lidh Musialën me Galatasarajin, ja prapaskenat

Gjiganti i Superligës turke mund të siguroj në formë huazimi gjermanin, nëse raportimet e një gazete vendase rezultojnë të sakta. Sipas gazetës turke, Jamal Musiala i është ofruar Galatasarajt në formë huazimi për sezonin e ardhshëm. Sipas këtij raportimi, arsyeja pas këtij skenari lidhet me transferimin e Ismael Saibarit nga PSV Eindhoven, i cili aktivizohet në të njëjtin rol si numri 10.

Musiala

Megjithatë, ky pretendim i bujshëm nuk jep asnjë detaj konkret për ndonjë bisedim të mundshëm mes dy klubeve apo me vetë lojtarin. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga Gjermania apo nga burime të tjera të besueshme, ndaj këto raportime duhen trajtuar me kujdes. Për më tepër, nga këndvështrimi i Bajernit, aktualisht nuk ka asgjë që të lërë të kuptohet se një lëvizje e tillë mund të realizohet.

PANORAMASPORT.AL