Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, sulmuesi shkodran zyrtarizohet te klubi i…
Sulmuesi shkodran Erald Çinari është prezantuar te klubi koreano-jugor Jeju SK. Kështu konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”.
Çinari ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysmë duke nisur një aventurë të re në futbollin aziatik pas eksperiencave të fundit jashtë Shqipërisë. Lëvizja drejt Koresë së Jugut vjen pas një periudhe me disa ndryshime në karrierën e sulmuesit. Para kësaj transferte, Çinari ishte pjesë e Al-Jabalain në Arabinë Saudite, nga ku u largua më 1 korrik si lojtar i lirë, duke i dhënë fund një tjetër etape në karrierën e tij.
Në futbollin shqiptar, shkodrani ka lënë gjurmë me fanellën e Vllaznisë, klub ku u rrit dhe u afirmua si një nga talentet më premtuese të brezit të tij. Më pas, sulmuesi u transferua te Partizani, ku pati një periudhë të suksesshme dhe u kthye në një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Demave të Kuq”.
Ai tashmë do të kërkojë të lërë gjurmën e tij edhe në futbollin korean.
PANORAMASPORT.AL
EKSKLUZIVE/ Ka lënë gjurmë me fanellën e Vllaznisë, sulmuesi shqiptar nis aventurën e re













