Dinamo lë Shqipërinë për transfertën ndaj sllovenëve, misioni nis nga Austria
Dinamo ka lënë Shqipërinë mëngjesin e sotëm, për të synuar një tjetër rezultat surprizë në transfertë ndaj sllovenëve të Aluminij. Megjithëse Sllovenia është 1 mijë kilometra larg Shqipërisë, udhëtimi do të jetë sfilitës për të besuarit e Dajës dhe problemi lidhet me mungesën e fluturimeve direkte drejt Lubjanës.

Kështu, Dinamo ka zgjedhur aeroportin e Vjenës për këtë transfertë e më pas, nga Vjena do të bëhet udhëtimi me autobus në drejtim të Mariborit, aty ku edhe do të luhet ndeshja. Udhëtimi me autobus, do të zgjasë për rreth 3 orë për Dinamon, orë këto që i shtohen edhe fl uturimit në drejtim të Vjenës që zgjat rreth 1 orë e gjysmë duke e çuar totalin e kësaj transferte, bashkë me vonesat në aeroporte për rreth 7 deri në 8 orë.
Megjithë, Dinamo ka kohë të mjaftueshme për të pushuar duke qenë se ka zgjedhur të udhëtojë dy ditë para ndeshjes dhe stërvitjen e sotme dhe atë të fundit, do t’i zhvillojë në Slloveni duke qenë gati për ndeshjen e së enjtes, e planifi kuar të luhet në orën 20:00.
Aluminij vjen në këtë takim nga Liga e Europës, aty ku u mund nga Sherif Tiraspoli dhe u eliminua duke gjetur përballjen me “kolegët” duke qenë se dy skuadrat janë fi tuese të Kupës në vendet respektive.
PANORAMASPORT.AL













