Pogradeci “ndez motorët” me objektiv Superioren, zbulohen 3 miqësoret e liqenorëve. Ja kur luhen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 21:42

Pogradeci “ndez motorët” me objektiv Superioren, zbulohen 3 miqësoret e liqenorëve. Ja kur luhen…

Pogradeci ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, prej datës 10 korrik. Në kampin liqenor kanë vetëm një objektiv, ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Nën drejtimin e trajnerit Çela dhe stafit të tij, pogradecarët, janë duke vijuar përgatitjet, teksa nuk kanë munguar edhe afrimet cilësore në këtë merkato vere.

Pogradeci

“Panorama Sport” mëson se liqenorët kanë planifikuar edhe 3 miqësore, ku trajneri Çela do të shikojë gjendjen e futbollistëve, ku fokusi do të jetë te ata të afruar rishtazi në merkato. Të shtunën e 25 korrikut, Pogradeci do të përballet ndaj Besës, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, prej orës 18:00. Një duel interesant ku përballë do të jenë dy skuadra pretendente në Kategorinë e Parë për këtë sezon të ri.

Testi i radhës do të jetë ai ndaj Partizanit, të premten e 31 korrikut, po në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ndërsa miqësorja e radhës do të jetë në “Elbasan Arena”, ndaj skuadrës së Ivan Gvozdenoviç.

E SHTUNË 25 KORRIK:

POGRADECI-BESA ORA 18:00

E PREMTE 31 KORRIK:

POGRADECI-PARTIZANI ORA 18:00

E ENJTE 6 GUSHT:

AF ELBASANI – POGRADECI ORA 18:00

PANORAMASPORT.AL