Ndryshon kalendari i Superiores, çfarë do të ndodhë me javën e parë dhe të dytë të kampionatit?
Egnatias i është shtruar rruga për të luajtur në grupet e Europës. Nëse eliminon Çeljen do të përballet me fituesin e Ararat Armenia-Shamrok Rovers në turin e tretë të Champions. Në të kundërt do të sfidojë në turin e tretë të Ligës së Europës, pikërisht humbësin e të njëjtit çift.

Ky ishte edhe shorti më i favorshëm për kampionët e Shqipërisë, që ndërkohë kanë siguruar minimumi fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Rrjedhimisht, java e parë e Abissnet Superiore do të përplaset për Egnatian që është fokusuar tek Europa.
Më 22 gusht ishte programuar sfida Egnatia-Tirana në Rrogozhinë. Po ashtu edhe me 29 gusht është takimi Vora-Egnatia në Vorë. Mbetet për t’u konfirmuar se si do të ndryshohet axhenda.
RRUGËTIMI I MUNDSHËM
Minimumi në “play off”(turi i katërt) i Ligës së Konferencës: 20 gusht ndeshja e parë, 27 gusht ndeshja e kthimit.
“Play off”(turi i katërt) i Ligës së Kampioneve: 18/19 gusht ndeshja e parë, 25/26 gusht ndeshja e kthimit
“Play off”(turi i katërt) i Ligë së Europës: 20 gusht ndeshja e parë, 27 gusht ndeshja e kthimit
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













