ZYRTARE/ Në Korçë e “pagëzuan” me emrin Haland, sulmuesi largohet nga Skënderbeu dhe firmos me…
Elias Arflot iu bashkua Skënderbeut në janar të këtij viti, por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

Në Korçë ai u “pagëzua” me emrin Haland për shkak se ishte lojtari i parë norvegjez që luante në Shqipëri. Pas kësaj aventure të shkurtër, 22-vjeçari largohet dhe i bashkohet KF Trepçës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kosovar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Elias Aarflot bashkohet me KF Trepçën
KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin norvegjez Elias Aarflot, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri
22-vjeçari vjen në Mitrovicë pas eksperiencës së tij me KF Skënderbeu nga Korça, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie në repartin ofensiv
Me ardhjen e Eliasit, besojmë se skuadra fiton më shumë forcë në sulm dhe një futbollist të gatshëm për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje
Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Elias
💚🖤
PANORAMASPORT.AL













