Miqësore me “aromë” Superiore, Partizani sfidon Skënderbeun në fundjavë
Partizani do ta vijojë fazën përgatitore në Pogradec, ku do të zhvillojë edhe disa teste të tjera miqësore. Sfida e radhës për ekipin e Florin Bratus është planifikuar më 26 korrik, përballë Skënderbeut të Juljan Ahmatajt.

Vlen të theksohet fakti se si për “demat” ashtu dhe për “ujqërit e dëborës”, ky do të jetë testi i dytë miqësor. Kujtojmë që Partizani u mposht nga Besa me rezultatin 2 me 1, ndërsa Skënderbeu humbi ditën e premte ndaj Strugës së Bledi Shkëmbit me rezultatin 0 me 1.
Miqësorja mes Partizanit dhe Skënderbeut është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit prej orës 18:00. Është zgjedhur ky destinacion, për shkak se fushë e stadiumit “Skënderebut” i është nënshtruar proçesit të mbjelljes së barit dhe nuk është gati.
E DIEL 26 KORRIK
PARTIZANI – SKËNDERBEU ORA 18:00
PANORAMASPORT.AL













