Rekordi më unik, askush nuk e di që ky lojtar i Spanjës u bë pjesë e historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 18:44

Rekordi më unik, askush nuk e di që ky lojtar i Spanjës u bë pjesë e historisë

Pak flasin për Aleks Baenan, megjithatë një arritje e tij është e jashtëzakonshme. Sulmuesi i Spanjës është tashmë pjesë e historisë së futbollit, pasi me Spanjën ka fituar Europianin, Lojërat Olimpike dhe Botërorin. Secila prej tyre radhazi.

Screenshot 2026-07-20 183704

Askush nuk kishte bërë njësoj më parë, duke e konfirmuar si rekord unik. Kjo për shkak se arritjet janë të njëpasnjëshme.

Në total, vetëm dy lojtarë kanë fituar po njësoj. Bëhet fjalë për Leo Mesin dhe Di Marian. Fillimisht fitonin Lojërat Olimpike në vitin 2008. Më pas Copa Amerika në 2021 dhe 2024, si edhe Botërori i vitit 2022. Asnjëri prej tyre nuk ia doli t’i shijonte radhazi këto arritje si Baena.

Baena ishte si surprizë te Spanja. 25-vjeçari blindoi vendin e tij në krahun e majtë të sulmit, duke qenë se Niko Uilliams pati probleme me dëmtimet.

PANORAMASPORT.AL