“Do të sakrifikoja trofeun vetëm të luaja në finale”, Mbape: Duhet të fitonim për trajnerin
Kilian Mbape ka folur pas humbjes së Francës në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Ai ka qënë shumë i habitur nga reagimi i skuadrës për pjesën e parë të keqe të skuadrës së tij… dhe la një mesazh të fundit për Mesin që tifozët spanjollë nuk do ta pëlqejnë.

PJESA E PARË, E KEQE
Kishte dy pjesë shumë të ndryshme. Në të parën, e kuptoj që disa thonë se ishte shaka, se ne nuk e respektojmë fanellën. Fatkeqësisht, ne ishim plotësisht të shtangur. Ata me të vërtetë na zgjuan. Në pjesën e dytë, ne ishim përsëri lojtarë të nivelit të lartë, lamë mënjanë emocionet dhe luajtëm si dime vetëm ne. Edhe pse të gjitha e kanë parë lojën në pjesën e parë, unë dua te mërrem me emra të përveçëm, nuk duhet të shohim prapa, të gjithë së bashku jemi drejt një cikli të ri me Francën dhe për këtë duhet të jemi krenarë.
PJESA E DYTË, FRANCA E VËRTETË
Ne arritëm të bëjmë atë që dimë të bëjmë, të fi tonim pjesën e dytë, por në fund, nuk fi tuam ndeshjen. Është turp, duhet ta bënim për trajnerin. Ne donim të bënim diçka për të, por për fat të keq, pjesa e parë jep përshtypjen se e zhgënjyem. Ky është futbolli. Duam të falënderojmë trajnerin për gjithçka që ka bërë. Kjo ndeshje nuk do të njollosë legjendën e Didier Deshamp.
REKORDI I TIJ I GOLAVE
Mesi do të shënojë në fi nale, kjo është e sigurt. Shënimi i shumë golave në një Kupë Bote më ndihmon të evoluoj në aspekte të caktuara. Unë do të kisha preferuar të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe të luaja fi nalen. Është mirë për trashëgiminë time, por sot nuk është gjëja e parë për të cilën mendoj”, ka përfunduar Mbape.
Mesi ka ende mundësinë të përgjigjet. Për të marrë “Këpucën e Artë”, që i është dhënë golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës, për herë të parë në karrierën e tij, ai duhet të shënojë të paktën dy herë dhe të japë një asist kundër Spanjës në fi nale. Nëse nuk e bën, Mbape do të bëhet lojtari i parë që fi ton çmimin dy herë dhe në turne të njëpasnjëshëm.
PANORAMASPORT.AL













