Nga kyçi i dëmtuar te stërvitjet me “sallaken”, një bjonde s*ksi ndihmon Alkarazin për rikthimin
Karlos Alkaraz ka kaluar muaj të vështirë, pasi dëmtimi në kyçin e djathtë të dorës, i pësuar në prill gjatë turneut “Conde de Godó” në Barcelonë, i ka kushtuar mungesën në disa evente prestigjioze. Spanjolli ka humbur pjesëmarrjen në dy turne Grand Slam, fillimisht në Roland Garros dhe më pas në Uimbëlldon.

Ndonëse nuk është “sallaks”, 23-vjeçari është parë shpeshherë gjatë kësaj periudhe duke u stërvitur me raketën në dorën e majtë, ndërsa tashmë duket se e ka lënë pas krahëve problemin fizik. Ai është regjistruar për të marrë pjesë në turneun “Masters 1000” të Sinsinatit, event që do të zhvillohet më data 8- 23 gusht, në të cilin Karlos futet si kampion në fuqi.
Me rikthimin që ka nisur numërimin mbrapsht, Alkaraz së fundmi ka marrë vëmendje edhe për jetën e tij jashtë fushe. Tenisti spanjoll është fotografuar me një bjonde “misterioze” në momente të afërta në jahtin e tij luksoz gjatë pushimeve në Itali mes Kaprit dhe Bregut Amalfitan. Gruaja në fjalë është Klaudia Kanals, 30-vjeçare, e njohur edhe për pjesëmarrjen si tunduese në edicionin e katërt spanjoll të “Temptation Island”.

Me origjinë nga Barcelona, Kanals ka ndërtuar karrierën e saj në sektorin e komunikimit digjital. Pas studimeve në Marketing, ajo u specializua në komunikim dhe menaxhimin e rrjeteve sociale, ndërsa në vitin 2025 themeloi “Ç Studio”, një agjenci e fokusuar në krijimin e përmbajtjes, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e imazhit për kompani dhe marka.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, njohja mes Alkarazit dhe Klaudias ka nisur në fillim të kësaj vere. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse dyshja janë zyrtarisht në një lidhje romantike. Deri më tani, as Alkaraz dhe as Kanals nuk kanë komentuar zërat që po qarkullojnë.
PANORAMASPORT.AL













