Postuar: Korrik 20, 2026 | 19:51
ZYRTARE/ Me eksperiencë në Kategorinë e Parë, Flamurtari i Kërnajës prezanton futbollistin e ri
Flamurtari ka prezantuar afrimin e ri në këtë merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lushnjës, Marjus Korreshi. Pas dy viteve me verdhejeshilët, 27-vjeçari tashmë bashkohet me vlonjatët. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË
🔴⚫ ZYRTARE | Marjus Korreshi i bashkohet Flamurtari F.C.!
Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, mbrojtësin Marjus Korreshi, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri.
Datëlindja: 5 Maj 1999
Kombësia: Shqipëri 🇦🇱
Gjatësia: 1.94 m
Pozicioni: Mbrojtës qendre
Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Marjus! ❤️🖤
#njepasion
#njedashuri
#forcaflamurtari
PANORAMASPORT.AL













