Kampionët e Shqipërisë drejt Champions! Egnatia me shumë fat, mëson rivalët e turit të tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 23:57

Kampionët e Shqipërisë drejt Champions! Egnatia me shumë fat, mëson rivalët e turit të tretë

Në Nion të Zvicrës u mbajt shorti për raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Në turin e dytë, Egnatia do të përballet me Celje dhe në rast se e kalon si kundërshtar, atëherë do të ketë një kundërshtar edhe më të lehtë në Champions.

bandicam 2026-07-20 12-01-27-895

Bëhet fjalë për fituesin e çiftit Ararat Armenia-Shamrok Rovers. Kampionët e Armenisë dhe Irlandës janë rivalë mjaft të lehtë, në krahasim me çfarë mund të rezervonte shorti. Ekipi i Nevil Dedes mund të shkruajë historinë dhe rruga është shtruar.

Egnatia po ashtu do të kishte favor, që të luante takimin e kthimit në shtëpi për turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 4 ose 5 gusht. Ndeshja e kthimit do të jetë më 11 gusht.

SHORTI PËRFUNDIMTAR

Fituesi i Ararat Armenia-Shamrok Rovers vs Fituesi i Egnatia-Çelje 

bandicam 2026-07-20 12-18-41-578

PANORAMASPORT.AL