Nuk do ta besoni, goli i Ferran Torresit në shtesë e bëri Spanjën të dridhej! Ja çfarë thonë sizmologët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:12

Nuk do ta besoni, goli i Ferran Torresit në shtesë e bëri Spanjën të dridhej! Ja çfarë thonë sizmologët

Goli i minutës së 106′ i Ferran Torresit jo vetëm i dhuroi Spanjës Kupën e Botës, por edhe e tronditi. Rrjetet sizmike “IGN” dhe “ICGC” zbuluan tre kulme të aktivitetit sizmik gjatë finales kundër Argjentinës, me më të lartën të regjistruar kur gjyqtari fishkëlleu mbylljen e sfidës.

torres

Majat e dridhjeve

Sensorët zbuluan tre kulme të dallueshme. E para përkoi me golin e Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë, e dyta ndodhi pasi një gol i dytë i mundshëm u anulua në minutën e 112-të, dhe e treta, më intensivja nga të gjitha, erdhi me fishkëllimën e fundit që konfirmoi fitoren e dytë të Spanjës në Kupën e Botës.

Shpjegimi shkencor

Shkencëtarët shpjegojnë se këto vibrime janë një përgjigje ndaj sizmizmit të induktuar, të gjeneruar nga aktiviteti njerëzor kur mijëra njerëz kërcejnë, bërtasin dhe festojnë në të njëjtën kohë. Edhe pse ky nuk ishte një tërmet natyror, energjia e lëshuar nga turma ishte e mjaftueshme për t’u zbuluar nga rrjeti i sizmometrave.

 Të dhënat e publikuara nga një sizmolog

Sizmologu Xhordi Diaz Kusi ndau të dhënat e aktivitetit sizmik të vëzhguar gjatë takimit në profilin e tij X. Të dhënat, të marra nga rrjetet sizmike të Institutit Kombëtar Gjeografik (IGN) dhe Institutit Kartografik dhe Gjeologjik të Katalonjës (ICGC), u përpunuan nga Instituti Jaume Almera i Shkencave të Tokës (GEO3BCN-CSIC).

PANORAMASPORT.AL