Futbolli në zi! I vetmi me dy Topa të Artë në Angli, ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 17:19

Futbolli në zi! I vetmi me dy Topa të Artë në Angli, ndërron jetë legjenda e Liverpulit

Futbolli është në zi. Kevin Keegan ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, ndërsa po përballej me sëmundjen e kancerit. 

Screenshot 2026-07-20 171818

I njohur si një nga futbollistët legjendarë të Anglisë, Keegan ishte për herë të fundit në postin e trajnerit të Njukasëll. Pikërisht në vitin 2008, ndërsa më parë drejtonte edhe Mançester Sitin, Anglinë dhe Fulhemin.

Keegan luante ndërkohë si qendërsulmues. Gjatë karrierës së tij fitoi dy herë rresht Topin e Artë, si asnjë anglez tjetër. Bëhet fjalë për vitin 1978 dhe 1979, kur shkëlqente me Hamburgun në Gjermani.

Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te Liverpuli. Aty ku fitoi gjithçka dhe regjistroi mbi 300 paraqitje.

PANORAMASPORT.AL