Hapat e fundit përpara prezantimit, Klop konfirmon akordin me Red Bullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 17:58

Hapat e fundit përpara prezantimit, Klop konfirmon akordin me Red Bullin

Një marrëveshje paraprake mes Jurgen Klop dhe Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) u arrit javën e kaluar. Tani, edhe bisedimet me punëdhënësin aktual të trajnerit të ardhshëm të kombëtares, Red Bull, po tregojnë shenja se po ecin drejt një zgjidhjeje që konsiderohet shumë e pranueshme nga federata. Presidenti i DFB, Bernd Nojendorf, dhe drejtuesi i Ligës Gjermane, Hans Joakim Vatzke, finalizuan kushtet bazë të marrëveshjes mes DFB dhe Jurgen Klopit në Nju Jork, ndërsa që javën e kaluar ishin në dijeni edhe të gatishmërisë së përgjithshme të Red Bull.

klop

Skaj dhe Bild raportuan të dielën se ishte arritur një marrëveshje e plotë, por Klop e mohoi këtë të dielën në mbrëmje. “Ende nuk është finalizuar asgjë. Nuk jemi larg momentit kur do të mund të njoftojmë diçka. Në mënyrën ideale, kjo duhet të ndodh brenda pak ditësh,” tha ai për Magenta TV. Klop shtoi se kishte “arritur një marrëveshje me Red Bullin”, por theksoi gjithashtu: “Në ditët e sotme nuk mjafton vetëm të bisedosh për kontratat, por ato duhet edhe të nënshkruhen.

Ende nuk kemi arritur në atë pikë.” Sipas kicker, jo të gjitha pengesat janë kapërcyer ende. Së pari, takimi përfundimtar mes drejtorit ekzekutiv të Red Bullit, Oliver Mintzlaf, dhe Klopit nuk mundi të zhvillohej gjatë fundjavës në Nju Jork, siç ishte planifikuar, për shkak të problemeve me axhendën. Tashmë ai është planifikuar të zhvillohet këtë të hënë. Së dyti, një marrëveshje e plotë mund të arrihet vetëm pasi bordi mbikëqyrës dhe mbledhja e aksionarëve të DFB të miratojnë gjithashtu kushtet e përgjithshme të negociuara nga Brend Nojendorf dhe Hans Joakim Vatzke.

Kjo pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, në mënyrë që Klop, i cili aktualisht po punon si ekspert për Magenta TV në Kupën e Botës, të prezantohet zyrtarisht si pasardhësi i Julian Nagelsmanit pas rikthimit të tij nga SHBA në fund të kësaj jave. “Vendimi duhet të merret në një moment dhe do të merret. Nuk ka mbetur shumë që ta pengojë,” theksoi Klop. Ai do të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2030 dhe do të marrë me vete të paktën bashkëpunëtorin e tij të kahershëm, Peter Kravietz, i cili do të jetë ndihmëstrajner i kombëtares gjermane.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL