ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:29

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

Erbim Fagut i është besuar një tjetër projekt në Holandë. Pasi drejtoi ekipin U-19 të ADO Den Hag, tashmë është vendosur në krye të ekipit U-21.

Screenshot 2026-07-20 172913

“Një kapitull i ri fillon në sezonin e ardhshëm me ADO Den Hag si trajner i ekipit U-21. Pas një sezoni të paharrueshëm, po shikoj përpara për këtë sfidë të re. Plotësisht i fokusuar me sezonin përpara. Koha për të ndërtuar”, shkruan Fagu.

Kujtojmë se e vetma eksperiencë me një ekip profesionist ishte Tirana. 39-vjeçarit iu besua Tirana nga shkurti i vitit 2024, deri në fundin e sezonit. Ndeshja e javës së 36 ishte pikërisht ndaj Egnatias dhe që u fitua 0 me 3.

Fagu më pas vendosi të zhvendosej në Holandë. Aty ku po punon me ADO-n prej dy vitesh.

Screenshot 2026-07-20 172321

PANORAMASPORT.AL