Surprizë në merkato: Pjesë e eksodit tek Elbasani, Ze Gomesh zyrtarizohet në klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 22:45

Surprizë në merkato: Pjesë e eksodit tek Elbasani, Ze Gomesh zyrtarizohet në klubin e ri

Ze Gomesh ka befasuar me klubin e ri. Disa ditë më parë ishte Golan SC që e prezantoi në elitën e futbollit të Irakut.

Screenshot 2026-07-20 174401

27-vjeçari kontribuoi tek Elbasani në dy sezonet e fundit. Më pas u bë pjesë e lojtarëve të larguar, pasi verdheblutë e mbyllën si nënkampion.

Ze Gomesh ka luajtur në Portugali, Poloni, Bullgari, Itali, Rumani, Qipro, Ukrainë dhe Shqipëri. Tashmë është radha e Irakut.

Sulmuesi në fjalë regjistroi 58 paraqitje me Elbasanin. Gjatë kësaj kohe shënoi 12 gola.

PANORAMASPORT.AL