FIFA gënjeu tifozët, pushimi i finales zgjati… më shumë se 27 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2026 | 12:07

FIFA gënjeu tifozët, pushimi i finales zgjati… më shumë se 27 minuta

FIFA kishte njoftuar se spektakli i pushimit të finales së Botërorit 2026 do të zgjaste 17 minuta, 11 minuta performanca muzikore dhe gjashtë minuta të tjera për përgatitjet.

sha

Komunikata e FIFA-s erdhi pasi ishin ngritur shumë kritika për zgjatjen e pushimit mes dy pjesëve, i cili normalisht duhet të jetë 15 minuta. Dy minuta më shumë, duke marrë parasysh rëndësinë e eventit, do të ishin diçka e pranueshme për të gjithë publikun.

Por në fund, pushimi shkoi mbi 27 minuta. Në fakt, që nga momenti kur përfundoi pjesa e parë dhe deri në fillimin e performancave, në tabelat elektronike të stadiumit u shfaq një numërim mbrapsht prej 5 minutash. Notat e para të spektaklit muzikor, të drejtuar nga Madonna, nisën kur kishin kaluar shtatë minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Më pas erdhi një shfaqje me ngjyra, me zemra të ndriçuara, nën ritmet e himnit të famshëm të futbollit “Seven Nation Army”.

Shakira këndoi këngën e saj “Dai Dai” në pushimin e fi nales së Botërorit. Pas 10 minutash u shfaq BTS, të cilët interpretuan hitin e tyre “Dynamite”, duke ia lënë më pas skenën Justin Bieber, një prej artistëve më të shumëpritur të mbrëmjes. Gati 15 minuta kishin kaluar kur u shfaq “mbretëresha” e këngëve të Botërorit. Shakira këndoi “Dai Dai”, ritmin zyrtar të Botërorit 2026, duke përfshirë në spektakël edhe tribunat, të cilat iu dorëzuan atmosferës së krijuar nga këngëtarja kolumbiane.

Pas saj, fjala “LOVE” u shfaq në atë që vetëm 18 minuta më parë ishte ende bari i fushës (pra, tashmë kishim kaluar një minutë mbi kohën e parashikuar). Duhet theksuar se e gjithë fusha u mbulua me një pëlhurë shumëngjyrëshe, mbi të cilën u zhvilluan të gjitha performancat. Në 18 minuta e 40 sekonda përfunduan edhe fi shekzjarret që “njoftuan” fundin e spektaklit muzikor. Por u deshën edhe rreth katër minuta të tjera për të hequr të gjitha pajisjet, për ujitjen e fushës dhe që lojtarët rezervë të dilnin në terren për nxehje. Në atë moment, pushimi kishte kaluar tashmë 25 minuta. Në sfond, ndërkohë, dëgjohej kënga “La Macarena”.

Këtu FIFA bëri një zgjedhje të mirë. Më pas, edhe King África me hitin e tij “Bomba” jehoi fuqishëm në stadiumin MetLife Stadium. Për përfundimin e pushimit dhe fillimin e pjesës së dytë u desh të pritej edhe dy minuta të tjera, deri në vërshëllimën që nisi 45-minutëshin e dytë. Ora shënonte 27 minuta e 17 sekonda. Ishte një nga pushimet më të gjata në historinë e futbollit.

PANORAMASPORT.AL