Premtimi i lojtarit të gozhduar në stolin e Argjentinës: Do ta sjellim Kupën e Botës sërish në shtëpi, duroni “Abiceleste”
Sulmuesi i Argjentinës, Niko Paz nuk mori asnjë minutë gjatë këtij Botërori dhe ai ishte i vetmi lojtar që reagoi pas humbjes kundër Spanjës. Pavarësisht se nuk u paraqit në fushë gjatë ngjarjes madhështore, 21-vjeçari shprehu krenarinë e tij të madhe për skuadrën dhe premtoi se do ta sillte në Argjentinë, Kupën e Botës.
“Sot, më shumë se kurrë, krenar që përfaqësoj këtë vend, këtë ekip kombëtar dhe që jam pjesë e një grupi njerëzish të mrekullueshëm që vdesin për këto ngjyra dhe lënë zemrën dhe shpirtin e tyre në çdo kohë. Mund t’u them vetëm faleminderit atyre. Premtoj të jap absolutisht gjithçka nga vetja për ta sjellë këtë kupë përsëri në Argjentinë. Urime Spanjës dhe të gjithë spanjollëve. Duro Argjentina, gjithmonë në të mirë dhe në të keq”, shkruan ai në Instagram.
PANORAMASPORT.AL













