Elbasani në revolucion, 12 largime dhe merkato ende e hapur
Elbasani është një nga skuadrat që ka pësuar ndryshimet më të mëdha gjatë merkatos së kësaj vere. Deri në këtë fazë, verdheblutë kanë regjistruar plot 14 largime, duke i dhënë fund bashkëpunimit me Antonio Delajn, Martin Janáçek, Sigitas Olberkis, Xhonatan Lajthian, Karim Lukilin, Blaise Tsague, Isi Manellarin, Ze Gomes, Emiljano Mustën, Emir Azemoviçin, Kristi Qosen dhe Endi Halilin.

Numri i madh i largimeve ka detyruar drejtuesit të ndërhyjnë në merkato për të rindërtuar skuadrën. Deri tani, Elbasani ka zyrtarizuar 9 afrime, duke plotësuar një pjesë të boshllëqeve të krijuara në organikë. Megjithatë, puna nuk konsiderohet e përfunduar.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se merkatoja mbetet e hapur dhe drejtuesit janë në kërkim të katër futbollistëve të tjerë, me qëllim që të kompletojnë grupin dhe të krijojnë më shumë alternativa për stafin teknik. Repartet që pritet të përforcohen do të përcaktohen edhe nga mundësitë e tregut, por objektivi është që skuadra të jetë sa më konkurruese para nisjes së sezonit.
Nëse realizohen edhe katër transferimet e planifikuara, Elbasani do ta mbyllë merkaton me 13 afrime, duke zëvendësuar pothuajse plotësisht lojtarët e larguar dhe duke i dhënë ekipit një fytyrë thuajse të re për edicionin 2026/27.
PANORAMASPORT.AL













