Konte me tone të ashpra kundër Italisë: Të mos kualifikohesh në tre Botërorë është një arritje në kuptimin e kundërt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 16:15

Konte me tone të ashpra kundër Italisë: Të mos kualifikohesh në tre Botërorë është një arritje në kuptimin e kundërt

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Antonio Konte i ftuar në DAZN, i ka dhënë një goditje të fortë futbollit italian duke komentuar momentin negativ që zgjat tashmë prej një dekade.

konte

“Për një vend si yni, që nga pikëpamja e futbollit ka një histori dhe traditë të jashtëzakonshme, sigurisht që të mos kualifikohesh në kompeticionin më të rëndësishëm në botë për tre herë radhazi është një arritje në kuptimin e kundërt. Nga duhet të rifillojmë? Sigurisht nga një ndjenjë përkatësie që duhet gjetur përsëri. Lojtarët duhet të ëndërrojnë të veshin fanellën blu të kombëtares”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL