Rodri do “riatdhesim”, Mançester Siti dhe Mareska po bëjnë rezistencë
I saposhpallur kampion bote me Spanjën dhe lojtari më i mirë i Botërorit 2026, Rodri gjithashtu mund të jetë një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së verë.
Siti me në krye trajnerin Enco Mareska po bën ç’mos për ta bindur që të qendrojë në “Etihad”, pasi e konsideron shtyllën e skuadrës për sezonin e ri. Mirëpo mesfushori spanjoll raportohet se dëshiron t’i bashkohet Realit të Murinjos. Në bazë të asaj që ka bërë të ditur “Marca”, lojtari i Mançester Sitit është i hapur për një rikthim në Spanjë, ndërsa klubi madrilen po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.
Trajneri Murinjo ka mbetur i ipresionuar nga Kupa e Botës dhe kërkon me ngulm shërbimet e mesfushorit 30-vjeçar, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të intensifikojnë përpjekjet për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu. Kujtojmë që Rodri vjen pas një Botërori të jashtëzakonshëm, ku udhëhoqi Spanjën drejt triumfit dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut, duke rritur edhe më shumë vlerën e tij në merkaton ndërkombëtare. Mesfushori ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe që prej transferimit nga Atletico Madridi në vitin 2019, është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Evropës, duke fituar tituj të shumtë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.
Sigurisht që një transferim te “Los Blancos” do të shënonte rikthimin e Rodrit në futbollin spanjoll dhe një tjetër përforcim të madh për skuadrën madrilene, ndonëse shpërthimin ai e pati pikërisht në Angli. Mirëpo Siti do të bëjë gjithçka për të mos e lënë të largohet, teksa nuk përjashtohet edhe t’i shtojë përfitimet financiare, në mëyrë që ta bindë për të mbetur në radhët e skuadrës që tashmë drejtohet nga Enco Mareska, i cili e sheh spanjollin si pjesë kyçe të projektit të tij të ri në klubin nga “Etihad”.
Rodri ishte një nga më të spikaturit e të gjithë Botërorit sa i takon të gjithë parametrave të një mesfushori dhe jo më kot u vlerësua si “Topi i Artë” i Kupës së Botës 2026.
PANORAMASPORT.AL













