Superiorja nuk po prodhon më golashënues klasik/ Veç Maksutit dhe Kasallës, të rinjtë janë zhdukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2026 | 11:22

Superiorja nuk po prodhon më golashënues klasik/ Veç Maksutit dhe Kasallës, të rinjtë janë zhdukur

Erald Maksuti dhe Irgi Kasalla, por pa harruar Xhonatan Lajthinë ishin lojtarët shqiptarë që në portat kundërshtare treguan diçka.gNën 30 vjeç mundën të tundnin rrjetat dhe të binin sy këtë sezon në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, ata janë të vetmit, pasi vitet e fundit në Kategorinë Superiore kanë pasur dominim të disa sulmuesve me eksperiencë, ku emrat më të spikatur kanë qenë kryesisht futbollistë shqiptarë që kanë arritur pjekurinë e karrierës.

GOLASHËNUESIT – Në sezonin 2025/2026, Bekim Balaj vazhdon të jetë një nga fi gurat kryesore të kampionatit, duke kryesuar listën e golashënuesve me 14 gola.

Një vit më parë, në 2024/2025, Balaj fitoi sërish garën për Këpucën e Artë me 17 gola, ndërsa edhe në sezonin 2023/2024 u shpall golashënuesi më i mirë me po 17 gola.

Në 2022/2023, sulmuesi Florent Hasani ishte lideri i golave në Superiore me 16 realizime, ndërsa sezoni 2021/2022 solli një nga garat më të forta të viteve të fundit, me Saliou Guindo dhe Taulant Seferi që e mbyllën kampionatin si golashënues të përbashkët me nga 19 gola secili.

Në sezonin 2020/2021, Dejvi Bregu fitoi titullin e golashënuesit më të mirë me 16 gola, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të atij edicioni. Megjithatë, lista e golashënuesve të viteve të fundit tregon edhe një problem të vazhdueshëm të futbollit shqiptar, mungesën e një brezi të ri golashënuesish vendas që të marrin menjëherë rolin kryesor.

Shumica e golashënuesve shqiptarë në Superiore kanë qenë lojtarë në moshë të pjekur, shpesh mbi 30 vjeç, si rasti i Bekim Balajt, i cili ka qenë ndër emrat kryesorë të kampionatit edhe në fazat e fundit të karrierës. Kjo tregon se klubet shqiptare ende kanë vështirësi në prodhimin dhe promovimin e sulmuesve të rinj nga futbolli i moshave. Shpesh talentet nuk arrijnë të bëjnë tranzicionin nga akademitë te ekipet e para, duke bërë që klubet të mbështeten te lojtarë me eksperiencë ose te afrimet nga jashtë.

Në vend që gara për golashënuesin më të mirë të dominohet nga breza të rinj 20–23 vjeç, vitet e fundit ajo është udhëhequr kryesisht nga futbollistë me shumë vite karrierë. Kështu, ndërsa Superiore vazhdon të prodhojë golashënues me shifra të mira, sfi da kryesore mbetet krijimi i një cikli të ri sulmuesish shqiptarë që të dalin nga akademitë dhe të bëhen protagonistë në elitën e futbollit vendas.GU

PANORAMASPORT.AL