Postuar: Korrik 21, 2026 | 11:04
ZYRTARE/ E bleu për 5 milionë euro, bomberi shqiptar ndjek Anis Mehmetin në Angli
Lorent Tolaj është prezantuar te klubi i ri në Angli. Bomberi shqiptar ka ndjekur hapat e Anis Mehmetit dhe i është bashkuar te Bristol Siti.
Klubi i Championship i ka paguar 5 milionë euro Plimuth për shërbimet e 24-vjeçarit. Rikujtojmë që në tre edicionet e fundit, Tolaj ka shënuar plot 58 gola ndërsa ka asistuar edhe 30 të tjerë në “League Two” dhe “League One”.
Edicionin e fundit e mbylli me Plimuth në “League One”, që është ndryshe kategoria e tretë për nga rëndësia në Angli.
Tolaj deri tani është aktivizuar vetëm me moshat e Zvicrës.
PANORAMASPORT.AL













