Suta merr drejtimin e akademisë, Egnatia prezanton stafin e ri
Egnatia ka vijuar ristrukturimin e saj, duke zyrtarizuar stafin drejtues të Egnatia B dhe akademisë. Risia më e rëndësishme është emërimi i Anxhelo Sutës në postin e drejtorit të akademisë, një rol kyç në projektin afatgjatë të klubit për zhvillimin e talenteve.

Ndërkohë, drejtimin e Egnatia B do ta marrë Ilirjan Duro, i cili do të ketë si zëvendëstrajner Amarildo Cakon. Me këtë organizim, klubi rrogozhinas synon të forcojë punën me ekipin B dhe akademinë, duke krijuar një strukturë më të konsoliduar për përgatitjen e futbollistëve të rinj dhe kalimin e tyre drejt ekipit të parë.
Përmes një njoftimi zyrtar, Egnatia u uroi sukses drejtuesve të rinj në detyrat e tyre, duke theksuar rëndësinë e punës me brezat e rinj dhe zhvillimin e talenteve që do të përfaqësojnë klubin në të ardhmen.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













